Ju keni filluar një jetë të re
Çfarë ndodh kur vemja bëhet flutur? Si bëhet fara një pemë e madhe? Jeta natyrore punon në secilën prej tyre dhe ajo
prodhon një ndryshim të habitshëm. Tani që ju jeni një i krishterë, në ju punon jeta frymore. Ndry-shimi do të jetë shumë më i
madh se ai që i ndodh vemjes ose farës. Perëndia do t’ju bëjë si Jezus Krishti, Biri i Tij!
Ashtu si flutura, ju do të fluturoni mbi tokë në flatra. Ju nuk do të zvarriteni më nëpër jetë, të lidhur me tokën. Ashtu si pema, ju
do të rriteni i fuqishëm dhe i fryt-shëm. E gjitha kjo do të ndodhë sepse ju jeni lindur në familjen e Perëndisë. Në një mënyrë
shumë të veçantë, tani ju jeni fëmija e Tij.
Në këtë mësim të parë ju do të shqyrtoni atë që thotë Bibla rreth ndryshimit që ka ndodhur në ju. Ju do të mësoni rreth
privilegjeve dhe përgjegjësive të reja. Ju do të zbuloni familjen e re në të cilën jeni lindur. Dhe ju do të zbuloni rreth
marrëdhënieve të reja që Perëndia dëshiron që të ndërtoni ju me vëllezërit dhe motrat tuaja në Zotin.
Në këtë mësim ju do të studioni…
Çfarë ndodhi?
Çfarë duhet të bëni ju për këtë?
Familja juaj e re
Ky mësim do t’ju ndihmojë…
§ Të zbuloni atë që thotë Bibla për ndryshimin që ka ndodhur në ju.
§ Të shpjegoni se çfarë duhet të bëni ju me qëllim që të rriteni i fortë si një i krishterë.
§ Të përshkruani marrëdhëniet e reja që ju keni si një fëmijë i Perëndisë.
ÇFARË NDODHI?
Objektivi 1. Të identifikoni përshkrime të jetës së re që ju keni si një fëmijë i Perëndisë.
Në çastin që ju e pranuat Jezus Krishtin si Shpëtim-tarin tuaj, ju filluat një jetë të re. Ai është Dhënësi i jetës – i një jete të
mrekullueshme, të pasur e të gëzuar që nuk mbaron kurrë. Ju ia dhatë Atij jetën tuaj me të gjitha mëkatet e dështimet e saj
dhe Ai ju dha juve jetën e Tij të fitores mbi mëkatin. Ju keni filluar një jetë plot privilegje të lavdishme si një fëmijë i Perëndisë.
Në secilën prej pjesëve Për ta bërë ju, pyetjet ose ushtrimet do t’ju ndihmojnë që të rishikoni ose të zba-toni atë që ju keni
studiuar. Kujdesuni që t’u përgjigjeni pyetjeve para se të shikoni përgjigjet.
Rrethoni shkronjën përballë plotësimit të saktë të fjalisë. Jeta juaj e re vjen nga
a) përpjekja për të qenë një i krishterë.
b) Jezus Krishti, dhënësi i jetës.
c) bashkimi me një kishë.
Ju filluat një jetë të re
a) në çastin që ju e pranuat Jezus Krishtin si Shpë-timtarin tuaj.
b) pasi ju kuptuat çdo gjë rreth qenies një i kri-shterë.
c) kur ju vendosët të bëheshit një njeri më i mirë.
Ju e keni këtë jetë të re sepse Jezusi jeton në ju. Fjala e Perëndisë, Bibla, ju tregon juve për këtë.
Kolosianëve 1:27. Që është Krishti në ju, shpresë lavdie.
Shënim: Referenca në fillim të citimit që sapo keni lexuar (Kolosianëve 1:27) ju tregon se ku mund ta gjeni citimin në Biblën
tuaj. Ajo rendit emrin e librit, numrin e kapitullit ose të kapitujve dhe numrin e vargut ose të vargjeve.
Ju mësoni rreth jetës që vjen nga Jezus Krishti që jeton në ju nëpërmjet
a) shkencës dhe filozofisë.
b) feve të ndryshme.
c) Fjalës së Perëndisë, Biblës.
Krishti që jeton në ju është Ai që ju bën ju një të krishterë. Disa njerëz mendojnë se një jetë e krishterë është një ekzistencë
pa gjallëri si një burg. Ata mend-ojnë se ajo do të thotë të respektosh një listë të gjatë rregullash. Këta njerëz nuk mund të
gaboheshin më shumë! Jeta juaj e re në Krishtin do të jetë më e pasur, më e plotë dhe më e lumtur se sa keni ëndërruar ndo-
njëherë të jetë jeta.
Gjoni 10:10. “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.”
Lexoni fjalët e Jezusit te Gjoni 10:10 disa herë, deri sa të mundeni t’i thoni ato nga kujtesa.
Jezus Krishti erdhi që t’ju japë juve
a) ndëshkim për mëkatet tuaja.
b) jetë…në tërë plotësinë e saj.
Në këtë jetë të re që jep Jezusi, ju do të gjeni një të kuptuar të ri, një botëkutim të ri, synime të reja dhe një qëllim të ri për të
jetuarit.
Barra e fajit ka ikur; mëkatet tuaja janë falur. Një dashuri e re për Perëndinë dhe për të tjerët mbush zem-rën tuaj, duke ju
sjellë paqe dhe gëzim. Ju keni një vlerësim të ri për gjithçka që është e mirë dhe e bukur, si edhe një ndjenjë të re të pranisë,
të fuqisë dhe të mirësisë së Perëndisë. Dëshira të reja për ta kënaqur Perëndinë dhe për t’i ndihmuar të tjerët po fillojnë t’u
japin një drejtim të ri të gjitha veprimeve tuaja.
Kur një vemje bëhet flutur, ajo mund të bëjë gjëra që ajo kurrë nuk mundej më parë. Ajo mund të fluturojë mbi vendet ku ajo
dikur zvarritej. E njëjta gjë është e vërtetë për ju, por madje më shumë se kaq. Ndryshimi që Fryma e Shenjtë ka shkaktuar në
ju ndikon mbi çdo gjë. Në të vërtetë ju keni kaluar nga vdekja në jetë! Ju nuk jeni më një mëkatar fajtor. Ju keni marrë faljen e
Perëndisë dhe ju tani jeni një fëmijë i Tij. Ju tani mundeni të keni një jetë lirie dhe gëzimi të vërtetë.
Me fjalët tuaja, përshkruani një drejtim në të cilin jeta juaj ka ndryshuar që nga ajo kohë kur ju i kër-kuat Jezus Krishtit të jetë
Shpëtimtari juaj.
Kur u lindët në familjen e Perëndisë, ju filluat një jetë
a) shpëtimi nga të gjitha problemet.
b) lirie për të vepruar në çfarëdo mënyre që ju pël-qen juve.
c) dashurie për Perëndinë dhe për të tjerët.
ÇFARË DUHET TË BËNI JU PËR KËTË?
Objektivi 2. Të thoni se si mund të vazhdoni ta jetoni jetën e re që Perëndia ju ka dhënë juve.
Si një foshnje e porsalindur në familjen e Perëndisë, ju do të gëzoni kujdesin e dashur të Tij. Ju duhet të pranoni gjithashtu
furnizimet që Ai ka bërë për t’ju mbajtur të shëdetshëm e të fortë. Ai ju ka dhënë një natyrë të re dhe tani ju duhet të bëni
pjesën tuaj për ta zhvilluar atë.
Ky libër do t’ju ndihmojë që ju të zhvilloni natyrën tuaj të re. Ndërsa studioni këto mësime, ju do të mësoni rreth privilegjeve
dhe përgjegjësive tuaja si një fëmijë i Perëndisë. Gëzojini ato deri në plotësi gjatë jetës suaj në tokë. Pastaj, një ditë Jezusi do
t’ju marrë për të jetuar me Të në shtëpinë qiellore të Tij, një shtëpi e cila do të jetë njëmijë herë më e mrekullueshme se çdo
gjë në këtë botë.
Gjëja kryesore që ju duhet të bëni është të qëndroni në bashkim me Krishtin dhe të rriteni i fortë në jetën që jep Ai.
Gjoni 15:4-5. Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju… Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua ... i hedhin në zjarr
dhe digjen.
Kolosianëve 2:6-7. Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në
të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
Qëllimi i këtij kursi është që t’ju ndihmojë që
a) të diskutoni fenë me njëri-tjetrin.
b) të mësoni rregullat që duhet të ndjekë një i kri-shterë.
c) të dini se si të veproni në kishë.
d) të gëzoni të gjitha privilegjet si një fëmijë i Pe-rëndisë.
Ju e zhvilloni natyrën tuaj të re si një i krishterë duke
a) mbetur në bashkim me Krishtin.
b) u përpjekur fort të jeni si Krishti.
c) vepruar si të krishterët e tjerë
Objektivi 3. Të përshkruani familjen e re që keni kur ju u bëtë një fëmijë i Perëndisë.
Perëndia, Ati juaj
Perëndia i gjithfuqishëm, i cili krijoi universin, është tani Ati juaj i dashur. Mos e mendoni Atë sikur Ai është i ashpër dhe i
largët. Ai është pranë jush tani, i etur për t’ju ndihmuar në të gjitha problemet tuaja.
Tani që ju jeni një fëmijë i Perëndisë, Ati juaj dëshiron që ju të flisni me Të çiltërsisht e me besim, ashtu siç bën një fëmijë me
një atë të dashur e mirë-kuptues. Diskutojini gjërat me Të në lutje çdo ditë, në çfarëdo kohe të ditës ose të natës. Tregojani
Atij të gji-tha problemet tuaja. Falënderojeni Atë për bekimet e Tij. Ai interesohet për ju dhe çdo gjë që ndikon në ju. Ju nuk
keni nevojë të përdorni fjalë të bukura ose të mëso-ni përmendësh lutje; vetëm tregojini Atij atë që është në zemrën tuaj.
Në jetën tuaj të re, ju e keni Perëndinë si një
a) Qenie të largët.
b) At të dashur.
Rrethoni shkronjën para secilës shprehje që jep një shembull ose përshkrim të asaj se si mund të luteni tani që ju keni një
jetë të re në Krishtin.
a Mendime nga zemra juaj
b Fjalë të mësuara përmendësh, të zgjedhura me kujdes
c “Unë vij tek ti, O At qiellor, si fëmija yt.”
d Çdo kohë të ditës ose të natës
e Të diturit që Ai ju do ju
f Vetëm kur ju jeni në një ndërtesë kishe
Jezus Krishti, Vëllai juaj i madh
Jezus Krishti është Vëllai juaj i Madh në familjen e Perëndisë. Ai ju do ju kaq shumë, sa që Ai vdiq për t’ju shpëtuar ju. Tani Ai
dëshiron t’ju ndihmojë që të jetoni një jetë të gëzuar fitoreje mbi mëkatin. Për shkak se Ai u bë njeri dhe jetoi në tokë, Ai e
kupton llojin e pro-blemit që keni ju. Falënderojeni tani Atë që ju shpëtoi dhe për ndihmën që Ai do t’ju japë çdo ditë.
Plotësoni fjalinë që vijon me fjalët tuaja. Jezus Krishti është Vëllai im i Madh i cili më kupton mua sepse Ai
Fryma e Shenjtë, Ndihmësi juaj
Fryma e Shenjtë, Personi i Tretë i Trinisë, është Ai që kreu në ju mrekullinë misterioze të lindjes së re. Ai e ndryshoi natyrën
tuaj mëkatare dhe ju bëri ju një fëmijë të Perëndisë.
Juve përsëri do t’ju duhet të luftoni herëpashere kundër natyrës së vjetër, por Fryma e Shenjtë ka ardhur për të jetuar në
zemrën tuaj dhe për t’ju ndihmuar ju. Ndërsa bashkëpunoni me Të në besim dhe bindje, Ai do t’ju mësojë se çfarë të bëni
dhe do t’ju japë forcë për ta bërë atë.
Mrekullia e jetës së re në ju është prodhuar nga
a) Fryma e Shenjtë.
b) ungjillëzuesi.
c) pastori.
20 Jeta juaj e re
Qëllimi i Frymës së Shenjtë është që
a) t’ju ndëshkojë saherë që ju bëni një gabim.
b) t’ju detyrojë të bëni atë që Perëndia dëshiron të bëni ju.
c) të jetojë në ju dhe t’ju ndihmojë të bëni atë që është e drejtë.
Të krishterët e tjerë, vëllezërit dhe motrat tuaja
Çdo i krishterë që është lindur përsëri është një fëmijë i Perëndisë. Përderisa Perëndia është Ati ynë, ne jemi të gjithë
vëllezër dhe motra në Krishtin.
Të krishterët më të vjetër që të gjithë ju mirëpresin ju, vëllain ose motrën e re të tyre, në familjen e Perën-disë. Ata dëshirojnë
të bëjnë çdo gjë që munden për t’ju ndihmuar që të rriteni nga ana frymore dhe të bëheni një i krishterë i fortë, i shëndetshëm.
Kur ju keni një problem, diskutojeni atë me pastorin ose vëllezërit ose motrat tuaja më të vjetra në kishë. Ata do të luten me ju
për atë dhe do të bëjnë çdo gjë që munden për t’ju ndihmuar.
Në jetën tuaj të re, të krishterët e tjerë janë vëlle-zërit dhe motrat tuaja sepse ata
a) ndjekin shërbesat.
b) besojnë se feja është një gjë e mirë.
c) kanë të njëjtin At qiellor që keni ju.
d) jetojnë pranë jush dhe ndjekin të njëjtat zakone.
Shkruani numrin e personit ose të personave në familjen tuaj të re (sipër) para secilës shprehje që përshkruan marrëdhënien
e veçantë që ju keni me Të ose ata (poshtë).
1) Perëndia
2) Jezus Krishti
3) Fryma e Shenjtë
4) Të krishterët e tjerë
. . . . a Jeton në ju për t’ju ndihmuar të bëni vullnetin e Perëndisë
. . . . b Mund të ndajnë problemet tuaja dhe të luten me ju
. . . . c Është Vëllai juaj i Madh që ju kupton ju
. . . . d Ju do ju dhe është Ati juaj
. . . . e Vdiq për t’ju shpëtuar ju
Përgjigjet ndaj ushtrimeve tuaja studimore nuk jepen në renditjen e zakonshme. Kjo bëhet në mënyrë që të mos e shihni
përgjigjen ndaj pyetjes tuaj pasuese para kohe. Kërkoni numrin që keni nevojë dhe përpiquni të mos shihni atë që më parë.
10 b) At të dashur.
1 b) Jezus Krishti, dhënësi i jetës.
11 a Mendime nga zemra juaj
c “Unë vij tek ti, O At qiellor, si fëmija yt.”
d Çdo kohë të ditës ose të natës
e Të diturit që Ai ju do ju
2 a) në çastin që ju e pranuat Jezus Krishtin si Shpëtim-tarin tuaj.
12 Përgjigjja juaj duhet të jetë diçka si kjo: Jetoi në tokë si njeri dhe përballi të njëjtat lloje problemesh që përballim ne.
3 c) Fjalës së Perëndisë, Biblës.
13 a) Fryma e Shenjtë.
5 b) jetë…në tërë plotësinë e saj.
14 c) të jetojë në ju dhe t’ju ndihmojë të bëni atë që është e drejtë.
7 c) dashurie për Perëndinë dhe të tjerët.
15 c) kanë të njëjtin At qiellor që keni ju.
Ju keni filluar një jetë të re 23
8 d) të gëzoni të gjitha privilegjet si një fëmijë i Perë-ndisë.
16 a 3) Fryma e Shenjtë.
b 4) Të krishterët e tjerë.
c 2) Jezus Krishti.
d 1) Perëndia.
e 2) Jezus Krishti.
9 a) mbetur në bashkim me Krishtin.