Dy miqtë tuaj më të mirë
STUDIMI I BIBLËS DHE LUTJA
1. Studimi i Biblës
Bibla është zbulesa e Vetvetes nga ana e Perëndisë bërë njeriut. Nëpërmjet Biblës ne njohim Perëndinë. Ne shohim
marrëveshjet e Tij me njeriun. Ne shohim gjykimin e Tij, dhembshurinë e Tij, urtësinë e Tij, dash-urinë e Tij. Bibla
është, në një kuptim, një letër dashurie drejtuar njerëzimit.
VINI RE KËTO FAKTE TË RËNDËSISHME PËR BIBLËN:
Ajo vjen nga Perëndia.
1 Timoteut 3:16 “I gjithë shkrimi është i frymuar [i frymëzuar] nga Perëndia…” Megjithëse njerëzit i shkruan këto fjalë në
letër, ato u frymëzuan nga Perëndia; ato u rodhën nëpër njerëzit ashtu si rrjedhja e ujit nëpër një tub. E shkruar gjatë
një periudhe prej 1600 vjetësh nga 40 autorë të ndyshëm, të cilët jetuan në vende dhe kohë të ndryshme dhe që
erdhën nga fusha të ndryshme të jetës, Bibla mban një temë dhe një mesazh të vazhdueshëm. Ajo i ka qëndruar
provave të kohës dhe shumë përndjek-jeve. Më e mira e te gjithave, AJO FUNKSIONON.
Ajo është për të mirën tonë.
2 Timoteut 3:16-17 “…dhe është i dobishëm për mësim, qortim, ndreqje dhe përgatitje në drejtësinë, në mënyrë që
njeriu i Perëndisë të jetë plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.” Bibla është libri ynë i udhëzimit për jetimin e jetës, i
shkruar nga ai që e nisi jetën.
Ajo është për shpirtin.
Ligji i Përtërirë 8:3 “…njeriu nuk jeton vetëm me bukë por me çdo fjalë që vjen nga goja e Zotit.” (Jezusi citoi këto fjalë
te Mateu 4:4.)
Jobi 23:12 “…Unë i kam çmuar fjalët e gojës së tij më shumë se sa bukën time të përditshme.”
1 e Pjetrit 2:2 “Si fëmijë të porsalindur, dëshironi qumështin e sinqertë të fjalës, në mënyrë që ju të rriteni me të:…”
(VMJ)
Bibla ushqen shpirtin tuaj, ashtu si ushqimi ushqen trupin tuaj. T’ia çosh pa ushqim do të ishte e paimagjinueshme,
megjithatë njerëzit ia çojnë pa lexuar dhe pa studiuar Biblat e tyre, dhe ata e vdesin urie veten e tyre shpirtërisht.
Ajo jep të kuptuar shpirtëror.
Psalmi 119:130: “Zbulesa e fjalëve të tua jep dritë; ajo u jep mendje të thjeshtëve.” Studimi i Biblës është i
domosdoshëm për atë që do të kërkonte të kuptonte ekzistencën tonë.
Ajo është e përjetshme.
Mateu 24:35 “Qielli dhe toka do të shkojnë por fjalët e mia nuk do të shkojnë.”
Isaia 40:8 “Bari vyshket dhe lulet bien, por Fjala e Perëndisë qëndron përgjithmonë.”
Në qoftë se ju e bazoni jetën tuaj në mësimet e Biblës, ju do të qëndroni ashtu siç bën ajo.
Mateu 7:24-27 “Prandaj, kushdo që i dëgjon këto fjalë të miat dhe i vë ato në praktikë, është si ai njeriu i urtë që e
ndërtoi shtëpinë e tij mbi shkëmb. Shiu erdhi poshtë dhe era fryu dhe goditi kundër asaj shtëpie; megjithatë ajo nuk ra,
sepse ajo e kishte themelin e saj në shkëmb. Por kushdo që i dëgjon këto fjalë të miat dhe nuk i vë ato në praktikë
është si një njeri i marrë që e ndërtoi shtëpinë e tij në rërë. Shiu ra poshtë, rrëketë u ngritën dhe erërat frynë dhe
goditën kundër asaj shtëpie, dhe ajo ra me një krismë të madhe.”
JU KENI NEVOJË TA LEXONI BIBLËN ÇDO DITË DHE TË BËNI ATË QË THOTË AJO. Përputheni jetën tuaj me mësimet
e saj. (“Jo vetëm ta dëgjoni Fjalën, dhe kështu të mashtroni veten. Bëni atë që ajo thotë.”)
LEXONI DERI SA TA KUPTONI. Shihni fjalët që nuk janë të mirënjohura. Kërkojini Perëndisë t’ju japë të kuptuar.
(Jakobi 1:5 “Në qoftë se ndonjërit prej jush i mungon urtësia, ai duhet t’i kërkojë Perëndisë…”) Ju gjithashtu duhet të
kërkoni ndihmën e një pastori, mësuesi të shkollës të së dielës ose një miku të krishterë të pjekur të besueshëm.
LEXONI NJË LIBËR OSE NJË PJESË NJËHERAZI. Mos kërceni rreth Biblës vetëm duke lexuar pasazhe të ndryshme.
Perëndia i ka organizuar mendimet e Tij në segmente të lexueshme e të kuptueshme. Ato vargje që duken të
kundërshtojnë vargje të tjera janë hequr nga konteksti i tyre origjinal dhe kuptimet e tyre janë keqinterpretuar.
2. Lutja
Lutja është komunikimi me Perëndinë. Tamam siç flisni me dikë tjetër me të cilin ju jeni në marrëdhënie, ju keni nevojë
të flisni me Perëndinë. Lutja nuk ka nevojë të jetë e ndërlikuar ose me lulka – vetëm shprehjani veten Perëndisë
ndershmërisht dhe haptas.
JU JENI TË AFTËSUAR PËR T’U LUTUR.
Hebrejve 4:14-16 “Duke parë pra se ne kemi një prift të lartë të madh, i cili ka kaluar në qiejt, Jezusin Birin e
Perëndisë… Për këtë arsye le të shkojmë me guxim te froni i hirit, në mënyrë që ne të marrim mëshirë dhe të gjejmë hir
për të ndihmuar në kohë nevoje.” (VMJ)
Ka lloje të ndryshme lutjeje:
Peticionet – të kërkuarit diçka nga Perëndia.
Shoqëria – thjesht të qenit me Perëndinë; të qenit në dijeni të pranisë së Tij.
Adhurimi – shprehini Perëndisë se sa i madh mendoni se është Ai. Meditoni mbi madhështinë e Perëndisë. Jepini
lavdërim Atij.
Ndërmjetësimi – kjo është të luturit për të tjerët ose të luturit në emër të të tjerëve.
Të dëgjuarit – ju keni nevojë t’i jepni një rast Perëndisë për t’ju folur juve. Thjesht hyni në praninë e Tij, lexoni Biblën
tuaj dhe kërkojini Perëndisë t’ju flasë juve. LUTJA NUK ËSHTË NJË KOMUNIKIM NJË-KAHËSH. (Megjithatë, mos prisni
një zë të dëgjueshëm. Perëndia do t’i ngulisë gjërat në zemrën tuaj.)
Të kërkuarit – Thjesht harxhoni kohë duke kërkuar që ta njihni Perëndinë më mirë – ta kuptoni Atë më shumë – ta
lejoni Atë që t’ju ndryshojë ju.
Si të luteni:
Ju mund të luteni në çdo kohë, çdo vend, çdo pozicion, por ka disa orientime biblike për t’u shënuar.
1. Lutjuni Atit në emër të Jezusit.
Gjoni 16:23 “Atë ditë ju nuk do të më kërkoni më asgjë. Unë po ju them të vërtetën, Ati im do t’ju japë çdo gjë që të
kërkoni në emrin tim.”
2. Lutuni në përputhje me vullnetin e Perëndisë.
1 e Gjonit 5:14-15 “Kjo është siguria në arritjen e Perëndisë: që në qoftë se ne kërkojmë diçka në përputhje me
vullnetin e tij, ai na dëgjon ne, dhe në qoftë se në e dimë se ai na dëgjon ne – çfarëdo që të kërkojmë – ne e dimë se
ne e kemi atë që ne kërkuam prej tij.”
Ne nuk duhet të kërkojmë kurrë diçka që është e kundërt me atë që ne e dimë se është vullneti i Perëndisë ose që
është e kundërt me atë që thotë Bibla.
3. Lutuni duke besuar.
Marku 11:24 “…çfarëdo që ju kërkoni në lutje, besoni që ju e keni marrë atë, dhe ajo do të jetë e juaja.”
Mos e harxhoni kot kohën e Perëndisë duke lutur lutje që ju nuk prisni të marrin përgjigje.
4. Falni para se të luteni.
Marku 11:25 “Dhe kur ju qëndroni duke u lutur, në qoftë se ju mbani diçka kundër dikujt, faleni atë, në mënyrë që Ati
juaj në qiell t’jua falë juve mëkatet tuaja.”
5. Lutuni me një ndërgjegje të pastër.
Psalmi 66:18 “Në qoftë se unë ruaj ligësi në zemrën time, Zoti nuk do të më dëgjojë mua.” (VMJ)
Për çfarë të luteni:
Për çdo gjë. Asgjë nuk është tepër e madhe që ta bëjë Perëndia ose tepër e vogël që Ai t’i kushtojë përkujdesje. Lutjet
joegoiste janë më të mirat. Mos kërkoni gjithmonë – jepini Perëndisë kohën dhe vëmendjen tuaj.
Bërja e saj.
Caktoni një kohë për devocione dhe lutje të planifikuara, të përditshme. Hidhuni menjëherë në të. Ju mund të mos
dëshironi gjithmonë dhe ju mund të mos e ndieni gjithmonë praninë e Tij, por Ai është aty duke pritur të shpenzojë
kohë me ju. Mos e zhgënjeni Atë.
MBANI MEND: MARRËDHËNIET BAZOHEN NË NJËKOMUNIKIM TË DYANSHËM. AFËRSIA ZHVILLOHET NËPËRMJET
TË KALUARIT KOHË SË BASHKU.