Kurthe në shteg
Shëmbëlltyra e mbjellësit:
Ungjilli i Markut 4:
1 Në një rast tjetër, Jezusi filloi të japë mësim pranë liqenit. Turma që u mblodh rreth tij ishte kaq e madhe, sa që ai
hipi në një varkë dhe u ul në të tutje në liqen, ndërsa të gjithë njerëzit qëndronin përgjatë bregut në buzë të ujit.
2 Ai u mësoi atyre shumë gjëra nëpërmjet shëmbëlltyrash, dhe në mësimin e tij, ai tha:
3 “Dëgjoni! Një bujk doli për të mbjellë farën e tij.
4 Ndërsa ai po përhapte farën, disa ranë përgjatë shtegut, dhe zogjtë erdhën dhe i hëngrën ato.
5 Disa ranë në vende shkëmbore, ku nuk kishte shumë dhé. Ato mbinë shpejt, sepse dheu ishte i cekët.
6 Por kur u ngrit dielli, bimët u përzhitën, dhe ato u vyshkën sepse nuk kishin rrënjë.
7 Fara të tjera ranë midis gjembaçësh, të cilët u rritën dhe ia morën frymën bimëve, kështu që ato nuk dhanë kokrra.
8 Fara të tjera akoma ranë në dhé të mirë. Ato dolën, u rritën dhe prodhuan të korra, duke u shumëfishuar tridhjetë,
gjashtë-dhjetë ose madje njëqind herë.”
13 Pastaj Jezusi u tha atyre, “A nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë?
14 Bujku mbjell fjalën.
15 Disa njerëz janë si fara përgjatë shtegut, ku mbillet fara. Sapo ata e dëgjojnë atë, Satani vjen dhe e merr tutje
fjalën që u mboll në ta.
16 Të tjerë, si fara e mbjellur në vende shkëmbore, e dëgjojnë fjalën dhe menjë-herë e marrin atë me gëzim.
17 Por përderisa ata nuk kanë rrënjë, ata zgjasin vetëm për një kohë të shkurtër. Kur vjen shqetësim ose përndjekje
për shkak të fjalës, ata e braktisin shpejt.
18 Të tjerë akoma, si fara e mbjellë midis gjembaçëve, e dëgjojnë fjalën;
19 por hallet e kësaj jete, mashtrimësia e pasurisë dhe dëshirat për gjëra të tjera vijnë dhe ia marrin frymën fjalës,
duke e bërë atë të pafrytshme.
20 Të tjerë, si fara e mbjellur në dhé të mirë, e dëgjojnë fjalën, e pranojnë atë dhe japin të korra – tridhjetë,
gjashtëdhjetë ose madje njëqind herëmë shumë se sa u mboll.”
1. DYSHIMET DHE DJAJTË
Vargjet 4 dhe 5
Satani është një egërsirë.
1 e Pjetrit 5:8-9 “…Armiku juaj djalli bredh përqark si një luan hungëritës që të gllabërojë dikë. Kundërshtojini atij,
duke qëndruar të patundur në besimin.”
Ai do t’ju brejë në qoftë se ju nuk jeni i kujdesshëm. Mbrojtja juaj e vetme është që të qëndroni i patundur në besimin.
Satani është një hajdut.
Gjoni 10:10 “…hajduti vjen vetëm për të vjedhur dhe për të shkatërruar. Unë kam ardhur që ata të kenë jetë, dhe ta
kenë atë në plotësi.” Satani merr jetë. Shpirti e jep atë. Synimi i Satanit është që t’ju largojë nga shtegu i jetës -- në
çdo mënyrë që të mundet. Në qoftë se ai nuk mund t’ju çojë në mëkat, ai do t’ju angazhojë ose ai do t’ju çojë në gabim
ose në ekstreme.
Në qoftë se ka ndonjë dyshim në mendjen tuaj, ai do të luajë me këtë.
Jakobi 1:6-8 “…ai duhet të besojë dhe jo të dyshojë, sepse ai që dyshon është si një valë e detit, e fryrë dhe e tundur
nga era. Ai njeri nuk duhet të mendojë se ai do të marrë ndonjë gjë nga Zoti; ai është një njeri me mëdyshje, i
paqëndrueshëm në çdo gjë që ai bën.” JU DUHET TA FIKSONI ZEMRËN TUAJ. Kurrë mos harroni se nga erdhët ju.
Fjala e Perëndisë është e vërtetë. Çdo gjë tjetër është e pasigurt. Bazojeni jetën dhe veprimet tuaja në faktet e Biblës
-- jo në ndjenjat. Kur e reja konsumohet, ju mund të mos ndiheni njësoj, por faktet mbeten të njëjta -- PERËNDIA JU
DO JU.
2. SPROVAT
Vargjet 5-6 dhe 16-17
Më pak se 100 përqind besim.
Lluka 9:62 “Asnjeri që vë dorën mbi plugun dhe shikon prapa nuk është i përshtatshëm për shërbim në
mbretërinë e Perëndisë.” Disa njerëz, kur vjen shqetësim, ose kur gjërat bëhen të vështira, ose kur gjërat i sforcojnë
ata, shohin prapa në “ditët e shkuara të mira” kur ata bënin atë që dëshironin. Ata ndiqnin vullnetin e tyre vetjak në
vend të atij të Perëndisë.
Të krishterë të kohëve të mira.
Disa njerëz do të qëndrojnë besnikë për aq kohë sa gjërat shkojnë sipas rrugës së tyre. Për aq kohë sa Perëndia
është duke i bekuar sipas standardeve dhe pritjeve të tyre vetjake, ata do të jenë besnikë.
Më tepër të vetë-qendërzuar se të Perëndi-qendërzuar.
Ata janë në të për veten e tyre -- për atë që ata mund të marrin prej saj. Ata thithin bekimet dhe kërkojnë më shumë.
KRISHTERIMI I VËRTETË KËRKON DORËZIM TOTAL DHE PËRKUSHTIM TË PLOTË.
Marku 8:34-37 “…Në qoftë se dikush do të vinte pas meje, ai duhet ta mohojë veten e tij dhe të marrë kryqin e tij
e të më ndjekë mua. Sepse cilido që e humb jetën e tij për mua dhe për ungjillin, ai do ta shpëtojë atë. Çfarë të mire
ka që një njeri të fitojë të gjithë botën, megjithatë ta humbasë shpirtin e tij? Ose çfarë mund të japë një njeri në
shkëmbim të shpirtit të tij?”
Vetëm lexoni te Hebrejve 11:36-39 se çfarë ishin të gatshëm të vuanin disa njerëz PËR besimin e tyre: “Disa përballnin
fishkëllima dhe fshikullime, ndërsa të tjerë akoma viheshin nën pranga dhe hidheshin në burg. Ata gurëzoheshin; ata
sharroheshin më dysh; ata ekzekutohen me vdekje nga shpata. Ata barisnin të veshur në lëkura delesh dhe lëkura
dhish, të varfër, të përndjekur dhe të keqtrajtuar -- bota nuk ishte e denjë për ta; ata endeshin nëpër shkretëtira dhe
male, dhe në shpella dhe vrima nën tokë. Të gjithë këta i lavdëronin për besimin e tyre…”
3. KUJDESJET E BOTËS
Vargjet 7 dhe 18-19
Më pak se 100 përqind përkushtim.
Lluka 9:62 “Asnjeri që vë dorën mbi plugun dhe shikon prapa nuk është i përshtatshëm për shërbim në mbretërinë e
Perëndisë.” Disa njerëz thjesht nuk janë me rrënjë mjaft të thella në besimin. Ata nuk duket të heqin dorë nga bota.
Ata vazhdojnë të mendojnë për të gjitha gjërat që ata po humbasin. Ata dëshirojnë të shpëtohen, por ata udhëtojnë
mbi gjërat e së kaluarës. Ne duhet të mbajmë mend “…gjërat e vjetra kanë shkuar. Shikoni, të gjitha gjërat janë bërë
të reja…”
Romakëve 6:6-7, 11 “Sepse ne e dimë se vetja jonë e vjetër u kryqëzua me të, në mënyrë që trupi i mëkatit të bëhej i
pafuqishëm, që ne të mos ishim më skllevër të mëkatit -- sepse cilido që ka vdekur është çliruar nga mëkati… Në të
njëjtën mënyrë, llogariteni veten tuaj të vdekur ndaj mëkatit por të gjallë ndaj Perëndisë në Krishtin Jezus.”
E kaluara ka vdekur. Ne duhet ta harrojmë atë dhe të ecim përpara në Krishtin.
Në ditët e Dhiatës së Vjetër, fëmijët e Izraelit vazhduan të dëshironin të ktheheshin në Egjipt sepse ata nuk e kuptonin
atë që Perëndia ishte duke bërë me ta. E gjitha për të cilën ata mund të mendonin, ishin tërheqjet e botës prapa në
Egjipt.
Largimet e vëmendjes.
Nganjëherë, interesat e jashtme na tërheqin tutje detyrimeve tona. Kjo ndodh gjithashtu edhe në mbretërinë
shpirtërore. Gjërat e vjedhin kohën dhe energjitë tona larg ndjekjes së Perëndisë. Në fund të fundit, kjo është idhulltari
-- vënia e diçkaje tjetër në vendin e Perëndisë. Ajo do të na bëjë të përmbysemi. Mbani mend, Satani do të përdorë
çdo gjë që mundet për t’ju larguar nga rruga. Po kështu do të bëjnë dëshirat tuaja njerëzore vetjake.
4. PËRKUSHTUAR
Vargjet 8 dhe 20
Përkushtimi është çelësi.
Psalmi 1
1I bekuar është njeriu
që nuk ecën në
këshillën e të liqve
ose që qëndron në rrugën
e mëkatarëve
ose rri në fronin e tallësve.
2Por kënaqësia e tij është
në ligjin e Zotit
dhe për ligjin e tij
ai mediton ditë e natë.
Kolosianëve 1:21-23 “Dikur ju u larguat nga Perëndia dhe ishit armiq në mendjet tuaja për shkak të sjelljes suaj të
keqe. Por tani ai ju ka pajtuar me anën e trupit fizik të Krishtit nëpërmjet vdekjes për t’ju paraqitur të shenjtë në sytë e
tij, pa të meta dhe të lirë nga akuza -- në qoftë se ju vazhdoni në besimin tuaj, të mirëvendosur dhe të palëkundur, të
palëvizur nga shpresa e ofruar në ungjillin.”
Qëllimet e mira nuk ju garantojnë juve një vend në qiell. Ju duhet të veproni mbi to.
Kolosianëve 1:10 “Dhe lusim këtë me qëllim që ju të jetoni një jetë të denjë për Zotin dhe që ju ta kënaqni atë në çdo
drejtim: duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë, duke u rritur në njohjen e Perëndisë, duke qenë të forcuar me të gjithë
fuqinë në përputhje me fuqinë e tij të lavdishme, në mënyrë që ju të keni qëndresë dhe durim të madh…”
Kini kujdes që në jetën tuaj të krishterë ju të:
*Ndërtoni mbi themelin e duhur.
Nuk ka themel tjetër përveç Jezusit (1 Korintasve 3:11)
*Ndërtoni me materialet e duhura. (1 Korintasve 3:10-15)
*Ndërtoni në mënyrë solide.
Përkushtojeni veten për gjithë jetën. Perëndia ia ka përkushtuar veten e tij juve. (Filipianëve 1:6 “…duke qenë plot
besim për këtë, se ai që filloi një punë të mirë në ju, do ta vazhdojë atë deri në plotësim…”)
KRISHTERIMI NUK ËSHTË NJË SIGURIM NGA ZJARRI. AI ËSHTË RËNIE NË DASHURI ME JEZUSIN.