SI DO TË NDIKOJË KJO NË JETËN TIME?

1.Pak njerëz do të pajtohen me përkushtimin tuaj ndaj Krishtit.
 
Gjoni 15:19        “Në qoftë se ju do t’i përkisnit botës, ajo do t’ju donte si të vetët. Kështu siç është gjendja, ju nuk i
përkisni botës, por unë ju kam zgjedhur që nga bota. Kjo është arsyeja përse bota ju urren ju.”
 
Mateu 10:32-33        “Cilido që më pranon mua para njerëzve, unë gjithashtu do ta pranoj atë para Atit tim në qiell. Por
cilido që më mohon mua para njerëzve, Unë do ta mohoj atë para Atit tim në qiell.”

2. Ju duhet të ecni në rrugën e Perëndisë dhe jo në tuajën.
 
Marku 8:34-38 “…Në qoftë se dikush do të vinte pas meje, ai duhet ta mohojë veten e tij dhe të marrë kryqin e tij e të
më ndjekë mua. Sepse cilido që e humb jetën e tij për mua dhe për ungjillin, ai do ta shpëtojë atë. Çfarë të mire ka që
një njeri të fitojë të gjithë botën, megjithatë ta humbasë shpirtin e tij? Në qoftë se dikush turpërohet prej meje dhe
fjalëve të mia në këtë brez kurorëshkelës, Biri i Njeriut do të turpërohet prej tij kur ai të vijë në lavdinë e Atit të tij me
engëjt e shenjtë.”
 
Fjalët e Urta 16:25  “Ka një rrugë që i duket e drejtë një njeriu, por së fundi ajo të çon në vdekje.”
 
Vullneti juaj, dëshirat tuaja, duhet t’u dorëzohen atyre të Perëndisë. Ne duhet t’i bindemi Fjalës së Tij në vend që të
ndjekim ndjenjat dhe planet tona vetjake.”

3. Ju duhet ta bazoni jetën tuaj në mësimet e Biblës.
 
Mateu 7:24-27  “Prandaj kushdo që i dëgjon këto fjalë të miat dhe i vë ato në praktikë, është si njeriu i urtë që e ndërtoi
shtëpinë e tij mbi shkëmb. Shiu erdhi poshtë dhe era fryu dhe goditi kundër asaj shtëpie; megjithatë ajo nuk ra, sepse
ajo e kishte themelin e saj në shkëmb. Por kushdo që i dëgjon këto fjalë të miat dhe nuk i vë ato në praktikë, është si
një njeri i marrë që e ndërtoi shtëpinë e tij në rërë. Shiu ra poshtë, rrëketë u ngritën dhe erërat frynë dhe goditën
kundër asaj shtëpie, dhe ajo ra me një krismë të madhe.”
 
Vetëm ajo që bazohet në Fjalën e Perëndisë do të zgjasë.
 
Isaia 40:8  “Bari vyshket dhe lulet bien, por Fjala e Perëndisë qëndron përgjithmonë.”

Shpëtimi nuk është fundi i rrugës -- ai është një fillim i ri. Mos ndaloni sikur të kishit mbërritur. Vazhdoni të ndiqni
Perëndinë.

4.  Ju keni nevojë për të krishterë të tjerë.
 
Gjoni 13:34-35  “Një urdhër të ri ju jap unë juve: Duajeni njëri-tjetrin. Ashtu siç ju kam dashur unë ju, po kështu ju
duhet ta duani njëri-tjetrin. Të gjithë njerëzit do ta dinë se ju jeni dishepujt e mi në qoftë se ju e doni njëri-tjetrin.”

Hebrejve 10:24-25 “Le të kemi parasysh se si të mundemi ta nxisim njëri-tjetrin drejt dashurisë dhe veprave të mira. Le
të mos ndalojmë së inkurajuari njëri-tjetrin -- dhe akoma më shumë ndërsa e shihni Ditën të afrohet.”
 
Fjalët e Urta 15:22 “Planet dështojnë për mungesë këshille, por me shumë këshilltarë ato kanë sukses.”

5. Prisni Perëndinë që të punojë në jetën e tuaj.
 
Gjoni 14:12-14 “Unë po ju them të vërtetën, cilido që ka besim në mua, ai do të bëjë atë që kam qenë duke bërë unë.
Ai do të bëjë gjëra madje më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj te Ati. Dhe unë do të bëj çfarëdo që të kërkoni në
emrin tim, në mënyrë që Biri t’i sjellë lavdi Atit. Ju mund të kërkoni çdo gjë në emrin tim, dhe unë do ta bëj atë.”

6. Bëni punën e Perëndisë -- përhapni ungjillin, dhe Ai do t’ju mbë-shtesë ju.
 

Marku 16:15-18 “…Shkoni në të gjithë botën dhe predikojani lajmin e mirë të gjithë krijimit. Kushdo që beson dhe
pagëzohet, do të shpëtohet. Dhe këto shenja do t’i shoqërojnë ata që besojnë: në emrin tim ata do të dëbojnë
demonë; ata do të flasin në gjuhë të reja; ata do të kapin gjarprinj me duart e tyre; dhe kur ata të pijnë helm
vdekjeprurës, ai nuk do t’i dëmtojë aspak ata; ata do të vënë duart e tyre mbi të sëmurët, dhe këta do të bëhen mirë.”
 
Tregojuni miqve dhe familjes suaj atë që ka ndodhur juve.

7. Mbajini sytë tuaj në Jezusin dhe jo në të krishterë të tjerë. Njeriu do t’ju zhgënjejë ju. Jezusi kurrë nuk do t’ju
zhgënjejë ju. Mos prisni që të tjerët të jenë të përsosur. Dhe mos u pengoni mbi hipokrizinë ose dështimin te njerëzit e
kishës. Ne të gjithë jemi njerëz në proces -- duke mësuar dhe duke u rritur. Mos lejoni që pak mollë të kalbura ose
gjysmë të pjekura t’ju prishin ju.

Perëndia ju fal ndërsa ju falni të tjerët. (Mateu 6:14-15). Asnjeri nuk ka nevojë për dënim. Çdo njeri ka nevojë për
dashuri dhe mirëkuptim. Kjo është arsyeja përse erdhi Jezusi – jo për të dënuar, por për të shpëtuar. Kur të shkojmë
në qiell, ne do të jemi të gjithë të përkryer. Deri atëherë, ne duhet të tregojmë durim me njëri-tjetrin. (Efesianëve 4:32)


MBANI MEND: JU U SHPËTUAT PËR TË KRYER PUNËT E PERËNDISË DHE PËR T’U PËRPUTHUR ME IMAZHIN E
BIRIT TË TIJ JEZUS.
vazhdo