Bibla është rregullorja jonë gjithëpërmbushëse për besim dhe veprim.Ky Përkufizim i së Drejtës Thelbësore kuptohet si bazë
e bashkësisë ndërmjet nesh (i.e.,që të tërë ne shpallim të njëjtën gjë, 1 Korintasve 1:10,Veprat 2:42).Frazeologjia e përdorur
në këtë përkufizim nuk është e inspiruar ose bashkërenditur në këtë kuadër, por e vërteta e nxjerrë më lart konsiderohet të
jetë esenciale për një shërbim të plotë ungjillor. Asnjë ankesë nuk është bërë se ajo përmban cdo të vërtetë biblike por
vetëm se ajo mbulon nevojat tona sipas kësaj doktrine thelbësore.

1.        Shkrimet e Frymëzuara
Shkrimet si Dhjata e Vjetër dhe e Re janë të frymëzuara verbalisht nga Perëndia dhe janë një zbulim i Perëndisë tek njeriu,
rregulli i padështueshëm dhe autoritar i sjelljes. (2 Timoteut 3:15-17; 1 Selanikasve 2:13; 2 Pjetrit 1:21).

2.        Perëndia i Vetëm i Vërtetë

Perëndia i vetëm i vërtetë  zbuloi veten e tij si vetë-ekzistues i përjetshëm “Unë Jam” krijuesi i qiellit dhe i tokës si dhe
Shpengimtari i njerëzimit. Më tej ai ka zbuluar vetveten si mishëruesi i parimeve të marrëdhënieve dhe bashkimit te Atit, Birit,
dhe Frymës së Shenjtë. (Ligji i Përtërirë 6:4 ;Isaia 43:10,11 ;Mateu 28:19 ;Luka 3:22).

I ADHURUESHMI PERËNDIA- AT

a)        Përkufizim termash
Termat trini dhe persona si të lidhura me Perëndi-Atë ndërsa nuk gjenden në Shkrime janë fjalë në harmoni me Shkrimet si të
tilla mund t’u transmetojmë të tjerëve kuptimin tonë parësor të doktrinës së Krishtit duke respektuar Qenien e Perëndisë si të
dallueshëm nga “shumë perëndi dhe shumë zotër”. Si të tillë ne mund të flasim me saktësi për Zotin Atin tonë i cili është Një
Zot, si një Trini ose si një Qenie në tre persona dhe të jemi ende totalisht brenda Shkrimeve. (Shembuj, Mateu 28:19 ; 2
Korintasve 13:14 ; Gjoni 14:16,17).

b)        Dallime dhe marrëdhënie në Perëndinë-At
Krishti tregoi një dallim të personave në Perëndinë-At,gjë të cilën Ai e shprehu me terma specifike të marrëdhënies,si At,Bir
dhe Frymë e Shenjtë,por ky është dallim dhe marrëdhënie dhe në mënyrën e saj është e pazëvendësueshme dhe e
pakuptueshme sepse qëndron si e pashpjegueshme. (Luka 1:35;1Korintasve 1:24;Mateu 11:25-27;28:19;2Korintasve 13:
14;
1Gjonit 1:3-4;).

c)        Bashkimi i Njëshit në qenien e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë
Sipas asaj që thuhet më lart është Ati i cili përbën Atë, Atin dhe jo Birin; është Biri i cili përbën Birin dhe jo Atin, dhe Shpirti i
Shenjtë i cili nuk përbën as Atin , as Birin. Pra, Ati, Vetëmlindësi, Biri është i vetëmlindur dhe Shpirti i Shenjtë eshte Një, i
ardhur nga Ati dhe Biri.Atëherë,duke qenë se këta tre persona në Perëndinë-At janë në gjendje të njëjësuar,nuk ka përveç
se një  Zot Perëndi të Gjithëfuqishëm dhe emri i Tj është një. (Gjoni 1:18;15:26;17:11,21;Zakaria 14:9;).

d)         Identiteti dhe Bashkëveprimi në Perëndinë –At    
Ati,Biri,dhe Fryma e Shenjtë nuk janë snjëherë identikë si persona,apo të ngatërruar si marrdhënie;apo të ndarë si respekt
me Perëndinë-At;apo të kundërt si bashkëpunim.Biri është në Atin dhe Ati është në Birin si marrdhënie.Biri është me Atin
dhe Ati është me Birin,si bashkësi.Ati nuk është nga Biri,por Biri është nga Ati,si autoritet.Fryma e Shenjtë është nga Ati dhe
Biri në vazhdimësi,si natyrë,marrdhënie,bashkëveprim dhe autoritet.Këdhtu asnjë Person në Perëndinë-At nuk ekziston apo
punon i ndarë ose i vetëm nga të tjerët. (Gjoni 5:17-30,32,37;8:17,18).

e)        Titulli,Zoti Jezus Krisht
Thirrja Zoti Jezus Krisht,është një emër i përshtatshëm.Nuk i vendoset asnjëherë në Dhjatën e Re as Atit apo Frymës së
Shenjtë.I përket kështu ekskluzivisht Birit të Perëndisë. (Romakëve 1:1-3,7; 2Gjonit 3;).

f)        Zoti Jezus Krisht,Perëndia me ne
Zoti Jezus Krisht,sipas natyrës së Tij hyjnore dhe të përjetshme,është pikërisht dhe i vetmi i VetëmLindur i Atit,por si natyrë
e Tij njerëzore.Ai është pikërisht Biri i Njeriut.Ai është,që më parë,në dijeni për të qenë së bashku Perëndi dhe njeri;i cili për
shkak se Ai është Perëndi dhe njeri,është “Immanuel”,Perëndia me ne.(Mateu1:23; 1Gjonit 4:2,10,14; Zbulesa 1:13,17;).

g)        Titulli,Biri i Perëndisë
Qëkur emri Immanuel përfshin së bashku Perëndinë dhe njeriun,në një person,Zotin Tonë Jezus Krisht,kjo pasohet nga ajo
që titulli Biri i Perëndisë përshkruan pikërisht Hyjninë e Tij,dhe titulli Biri i Njeriut përshkruan pikërisht njerëzishmërinë e Tij.
Kështu,titulli Biri i Perëndisë i përket rregullit të përjetësisë,dhe titulli Biri i Njeriut rregullit të kohës.(Mateu 1:21-23; 2Gjonit
3; 1Gjonit 3:8; Hebrenjve 7:3; 1:1-13).


h)        Tejkalimi i Doktrinës së Krishtit
Tashmë,është një tejkalim i doktrinës së Krishtit të thuhet që Jezus Krishti e mori titullin Biri i Perëndisë vetëm nga fakti i
Mishërimit,apo për shkak të marrdhënies së Tij kundrejt ekonomisë së shpengimit.Sipas asaj që thuhet më lart,të mohosh që
Ati është një At real dhe i përjetshëm,dhe që Biri është një Bir real dhe i përjetshëm,është një mohim i dallimit dhe
marrdhënies në Qenien e Perëndisë;një mohim i Atit dhe Birit;dhe një zhvlerësim i së vërtetës që Jezus Krishti ka ardhur në
mish.(2 Gjonit 9; Gjoni 1:1,2,14,18,29,49; 1 Gjonit 2:22,23; 4:1-5; Hebrenjve 12:2).

i)        Lartësimi i Jezus Krishtit si Zot
Biri i Perëndisë,Zoti ynë Jezus Krisht,duke na pastruar vetë nga mëkatet tona,u ul në krah të djathtë të Madhështisë në lartësi,
engjëjt dhe principatat dhe pushtetet u bënë subjekte nën Të.Dhe duke u bërë së bashku Zot dhe Krisht,Ai dërgoi Frymën e
Shenjtë që ne,në emër të Jezusit,të mund të përulim gjunjët dhe të rrëfejmë që Jezus Krishti është Zot i lavdisë së Perëndisë
Atit deri në fund,kur Biri do të bëhet subjekt i Atit dhe Perëndia të jetë i gjithi në gjithçka.(Hebrenjve 1:3; 1 Pjetrit 3:22;
Veprat 2:32-36; Romakëve 14:11;1Korintasve 15:24-28).

j)        Nderimi i Njëjtë ndaj Atit dhe Birit

  Tashmë,qëkur Ati ia ka dorëzuar të tërë gjykimin Birit,nuk është

3.Hyjnia e Zotit Jezus Krisht

Zoti Jezus Krisht është Biri i Përjetshëm i Perëndisë.Shkrimet deklarojnë:

(a)        Lindjen e Tij nga një e virgjër.(Mateu 1:23; Luka 1:1:31,35)
(b)        Jeta e Tij e pamëkat.(Hebrenjve 7:26; 1Pjetrit 2:22;).
(c)        Mrekullitë e Tij.(Veprat 2:22; 10:38).
(d)        Puna e Tij zëvendësuese,(zuri vendin tonë)në kryq.(1Korintasve 15:3; 2Korintasve 5:21).
(e)        Ringjallja e Tij trupore nga të vdekurit.(Mateu 28:6; uka 24:39; 1Korintasve 15:4;).
(f)        Ngritja dhe të ulurit në krahun e djathtë të Perëndisë.(Veprat 1:9,11; 2:33;Filipianëve2:9-11
Hebrenjve 1:3;).


4.Rënia e Njeriut

Njeriu u krijua i mirë dhe i drejtë;Pastaj Perëndia tha “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë…”.Gjithësesi,me vullnetin e
tij të lirë ra dhe kështu u bë pre jo vetëm e vdekjes fizike por edhe e asaj shpirtërore,e cila është ndarje nga Perëndia.
(Zanafilla 1:26,27; 2:17; 3:6; Romakëve 5:12-19).


5.Shpëtimi i Njeriut

Shpresa e vetme e Njeriut për shpengim është nëpërmjet derdhjes së gjakut të Jezus Krishtit,Birit të Perëndisë.

(a)        Kushtet për Shpëtim
Shpëtimi pranohet nëpërmjet pendesës kundrejt Perëndisë dhe besimit në Zotin Jezus Krisht.Me larjen e ripërtëritjes dhe
rinovimit nga Fryma e Shenjtë,duke u justifikuar prej hirit nëpërmjet besimit,njeriu bëhet një trashëgimtar i Perëndisë sipas
shpresës së Jetës së Përjetshme. (Luka 24:27; Gjoni 3:3; Romakëve 10:13-15; Efesianëve 2:8; Titit 2:11;3:5-7;)

(b)        Provat e Shpëtimit

Prova e brendshme e shpëtimit është dëshmia e drejtpërdrejtë e Shpirtit (Romakëve 8:16).Prova e jashtme për të gjithë
njerëzimin është një jetë e drejtë dhe me shenjtëri të vërtetë ( Efesianëve 4:24;Titit 2:12).

6.Urdhëresat  e Kishës

(a)        Pagëzimi në Ujë

Urdhëresa e pagëzimit me zhytje është urdhëruar në Shkrimet.Të gjithë ata që pendohen dhe besojnë në Krishtin Zotin dhe
Shpëtimtarin tonë,duhet të pagëzohen.Pra ata i deklarojnë botës se ata kanë vdekur me Krishtin dhe që ata gjithashtu janë
ringritur së bashku me Të që të ecin në risinë e jetës.(Mateu 28:19; Marku 16:16; Veprat 10:47,48; Romakëve 6:4).


(b)        Kungimi i Shenjtë
Darka e Zotit, konsiston në elementet-buka dhe fruti i hardhisë-është simboli që shpreh bashkësinë tonë me natyrën  hyjnore
tëZotit Tonë Jezus Krisht.(2 Pjetrit 1:4); është një përkujtim i vuajtjes dhe vdekjes së tij (1 Korintasve 11:26); dhe një
profeci e ardhjes së tij të dytë (1 Korintasve 11:26); dhe kjo gëzohet nga të gjithë besimtarët “derisa Ai të vijë”

7. Pagëzimi me Frymën e Shenjtë

Të gjithë besimtarët janë të caktuar dhe duhet të presin si dhe të kërkojnë parreshtur premtimin e Atit,pagëzimin me Frymën
e Shenjtë dhe me zjarr,sipas urdhërimit të Zotit Tonë Jezus Krisht.
Kjo ishte një përjetim normal për të gjithë në kishën e hershme Kristiane.Bashkë me të vjen zotërimi i fuqisë për jetën dhe
shërbesën,dhe mirëpërdorimi i dhuntive dhe përdorimit të tyre në punën e shërbesës(Luka 24:29; Veprat 1:4,8; 1Korintasve
12;1-310.Kjo përvojë dallohet nga rrjedhimet e përjetimit të rilindjes (Veprat 8:12-17; 10:44-46; 11:14-16; 15:7-9).Me
pagëzimin në Frymën e Shenjtë vjen si një përvojë,si një plotësim i rrjedhshëm i Shpirtit (Gjoni 7:37:39; Veprat 4:8),një
thellim i mëtejshëm në Perëndinë (Veprat 2:43; Hebrenjve 12:28),një shenjtërim i pandërprerë ndaj Perëndisë si dhe
përkushtimi ndaj punës së Tij (Veprat 2:42),dhe një dashuri më aktive për Krishtin,për Fjalën e Tij,dhe për të humburit
(Marku 16:20).

8.Provat Fizike Fillestare të Pagëzimit në Frymën e Shenjtë

Pagëzimi i besimtarëve në Frymën e Shenjtë dëshmohet nga nga provat fizike fillestare të të folurit në gjuhë të tjera sikundër
Shpirti i Perëndisë ua jep atyre.(Veprat 2:4).Të folurit në gjuhë në këtë pikë eshtë në esencë njësoj si dhuntia e gjuhëve
(1Korintasve 12:4-10,28),por e ndryshme në qëllim dhe përdorim.

9.Shenjtërimi

Shentërimi është një akt i ndarjes nga ajo që është e keqe,dhe një dedikim ndaj Perëndisë.
(Romakëve 12:1,2; 1Selanikasve 5:23; Hebrenjve 13:12).Shkrimet mësojnë një jetë  “të shenjtë pa të cilën asnjë nuk do t’a
shohë Zotin” ( Hebrenjve 12:14).Me fuqinë e Frymës së Shenjtë ne mundemi t’i bindemi urdhërimit : “ Jini të shenjtë, sepse
Unë Jam i Shenjtë”(1Pjetrit 1:P15-16).


Shenjtërimi bëhet i mundur në besimtarin duke vënë re njëjësimin e tij me Krishtin në vdekjen dhe ringjalljen e Tij,dhe duke
konsideruar ç’do ditë me besim faktin e këtij bashkimi,dhe duke i      i ofruar ç’do fuqi mendore zotërimit të Shpirtit të
Shenjtë.(Romakëve 6:1-11,13; 8:1,2,13; Galatasve 2:20; Filipianëve 2:12,13; 1Pjetrit 1:5).

10.Kisha dhe Misioni i Saj.

Kisha është trupi i Krishtit,banesa e Perëndisë nëpërmjet Shpirtit,me takime hyjnore për përmbushjen e detyrimit të madh të
saj.Secili besimtar,i lindur në Shpirt,është një pjesë integrale e asmblesë së përgjithshme dhe kishës së parëlindur,të cilat janë
shkruar në qiell.
(Efesianëve 1:22,23; 2:22; Hebrenjve12:23).
Qëkur qëllimi i Perëndisë për njeriun është të kërkojë dhe të shpëtojë ata që janë të humbur,të adhurohet nga njeriu,dhe të
ndërtojë një trup besimtarësh në imazhin e Birit të Tij,arsyeja parësore për të qenë nga Asambleja e Perëndisë si pjesë e
Kishës është:

a.Të jetë një agjensi e Perëndisë për të ungjillizuar botën.
(Veprat 1:8; Mateu 28:19,20; Marku 16:15,16).

b.Të jetë një trup i përbashkët në të cilin njeriu të mund të adhurojë Perëndinë.
(1Korintasve 12:13).

c.Të jetë një kalesë e qëllimit të Perëndisë për të ndërtuar një trup shenjtorësh që të perfeksionohen në imazhin e Birit të Tij.
(Efesianëve 4:11-16;1Korintasve 12:28; 14:12).


Asambleja e Perëndisë ekziston shprehimisht për ti dhënë vazhdimisht theks kësaj arsyeje të të qenit në rrugën apostolike të
Dhjatës së Re duke mësuar dhe inkurajuar besimtarët që të pagëzohen në Shpirtin e Shenjtë.Kjo përvojë:

a.I aftëson ata të ungjillizojnë në fuqinë e Shpirtit të shoqëruar me shenja të mbinatyrshme.
(Marku 16:15-20; Veprat 4:29-31; Hebrenjve 2:3-4).

b.Shton një dimension të nevojshëm në një marrdhënie të adhurueshme me Perëndinë.
(1Korintasve 2:10-16; 1Korintasve 12:14).

c.I aftëson ata t’i përgjigjen punës së plotë të Shpirtit të Shenjtë në shprehjen e frutave,dhuntive dhe shërbesave si në kohërat
e Dhjatës së Re për të sprovuar trupin e Krishtit.
(Galatasve 5:22-26; 1Korintasve 14:12; Efesianëve 4:11,12; 1Korintasve 12:28;Kolos. 1:29).


11.Shërbesa

Një shërbesë me thirrje hyjnore dhe e rregullt sipas shkrimeve është siguruar nga Zoti ynë në qëllimin treanësh për
udhëheqjen e Kishës si më poshtë: (1) ungjillizimi i botës (Marku 16:15-20), (2) adhurimi i Perëndisë (Gjoni 4:23,24), dhe
(3) për të ndërtuar një trup shenjtorësh të përsosur sipas imazhit të Birit të Tij (Efesianëve 4:11,16).

12.Shërimi Hyjnor

Shërimi hyjnor është një pjesë integrale e ungjillit.Çlirimi nga sëmundja është siguruar nga Shpengimi,dhe është një privilegj
për të tërë besimtarët (Isaia 53:4,5; Mateu 8:16,17; Jakobi 5:14-16).

13.Shpresa e Bekuar

Ringjallja e atyre që kanë fjetur në Krishtin dhe rikthimi i tyre sëbashku me ata që janë gjallë dhe që do të qëndrojnë kështu
deri në ardhjen e Zotit është shpresa eminente dhe e bekuar e Kishës (1Selanikasve 4:16,17; Romakëve 8:23; Titit 2:13;
1Korintasve 15:51,52).

14.Mbretërimi Mijëvjeçar i Krishtit

Kthimi i dytë i Krishtit përfshin rrëmbimin e shenjtorëve,i cili është shpresa jonë e bekuar,e pasuar nga kthimi i dukshëm i
Krishtit me shenjtorët e Tij për të mbretëruar në tokë për një mijë vjet (Zakaria 14:5; Mateu 24:27,30; Zbulesa 1:7; 19:11-
14; 20:1-6).Ky mbretërim mijëvjeçar dë t’i sjellë shpëtim kombit  Izraelit(Ezekieli 37:21,22; Sofonia 3:19,20; Romakëve 11:
26,27) dhe do të vendosë paqen universale (Isaia 11:6-9; Psalmet 72:3-8; Mikea 4:3,4).

15.Gjykimi Final

Do të ketë një gjykim final në të cilin të vdekurit e këqinj do të ngrihen dhe do të gjykohen sipas veprave të tyre.Kushdo që
nuk gjendet i shkruar në Librin e Jetës,sëbashku me djallin dhe engjëjt e tij,bishën dhe profetin e rremë,do të dorëzohen në
një ndëshkim të përjetshëm në liqenin ku digjet me flakë e squfur,i cili është vdekja e dytë (Mateu 25:46; Marku 9:43-48;
Zbulesa 19:20; 20:11-15; 21:8).

16.Qiejt e Rinj dhe Toka e Re

“Por ne,sipas premtimit të Tij,presim qiej të rinj dhe tokë të re,në të cilët banon drejtësia”.
(2Pjetrit 3:13; Zbulesa 21,22).
Ne besojme