Janar 17, 2010
Mateu 4:13 Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe
të Neftalit,
Mateu 4:14 që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
Mateu 4:15 “Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
Mateu 4:16 populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë
dhe në hijen e vdekjes, doli drita”.
Mateu 4:17 Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është
afër!”.
Mateu 4:18 Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe
Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
Mateu 4:19 dhe u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”.
Mateu 4:20 Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
Izraeli ishte nën gjykimin e Perëndisë sepse nuk i bindej Atij.
Psalmet 33:12 “Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin…”
Keta njerëz ishin të verber shpirtërisht.
Ata po jetonin pa Perëndinë.
Gjoni 1:4 Në atë (Jezusi) ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.
Gjoni 14:6 Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
Gjoni 1:5 Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.
Gjoni 1:9 Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.
Gjoni 1:10 Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.
Gjoni 1:12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në
emrin e tij,
“Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”.
Ky ishte një ndryshim i rrënjësishëm për jetën e këtyre njerëzvë.
Është më e rëndësishme të bësh atë që do Perëndia se të bësh atë që do.
Perëndia ka një plan më të mirë se ai që keni ju.
Përse u përgjigjen ata menjëherë?
Njerëzit nuk ndryshojnë derisa ata ndjejnë nëvojen për ndryshim.
Njerëzit ndryshojnë kur Perëndia ju flet.
Njerëzit ndryshojnë kur është e dhimbshme të jenë të njejtë.
Njerëzit ndryshojnë kur ata duhet të mbijetojnë.
Unë dhe ju mund të ndryshojmë botën nëse e lejojmë Perëndinë të na ndryshojë.
“Jesusi duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.”
Jeni gati ti jepni Perëndisë më shume kontrol në jetën tuaj?
10 Janar, 2010
Pendim.
Mateu 4:17 Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është
afër!”
Pendim do të tjotë të kthehesh rrotull.
Do të thote të ndryshosh.
Është transformim.
Gjoni 3:2 Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia,
sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të”.
3:3 Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta
shohë mbretërinë e Perëndisë”.
Pendimi na ndryshon ne.
Larva kthehet në flutur.
Kështu ndosh kur një person i jepet Jezusit.
Romakëve 12:1 O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si
fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
12:2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të
provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
Pendimi duhet të jetë mënyra jonë e të jetuarit.
Kur drejtoni makinen duhet të ndryshojmë shpejtesinë dhe drejtimin.
Është njësoj të jetosh jetën tende në rrugë të drejtë.
Çdo ditë duhet të pendohemi.
Perëndia do që ne ta duam Atë.
Çdo ditë.
Perëndia na fal për humbjet tona kur i tregojmë Perëndisë.
Ne bëjme korigjimë në jetën tonë.
Çdo ditë ne mund ti kthejmë jetët tona më shumë në drejtimin e Perëndisë.
27 Dhjetor, 2009
Emanuel
Mateu 1:18 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por
para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
Mateu 1:19 Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht,
vendosi ta linte fshehtas..
Mateu 1:20 Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha:
“Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është
vepër e Frymës së Shenjtë.
Mateu 1:21 Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga
mëkatet e tyre”.
Joshua =
"Zoti shpëton"
Mateu 1:22 E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë::
Mateu 1:23 “Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel,
që do të thotë: "Zoti me ne"”
Kush është Jezusi?
Bibla na tregon Ai është
"Zoti me ne"”. 1 i Timoteut 3: 1Ti 3:16 Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u
shfaq në mish, …
Perëndia erdhi në tokë në një formë humanë
Gjoni 1:1 Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi..
Gjoni 1:14 Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej
Atit, plot hir e të vërtetë.
Ai erdhi të vdesë për mëkatet tona.
Ai erdhi të jetë me ne.
Njerëzit religjozë kanë zakon të mbajnë Zoitn në ruajtje, dhe e nxjerrin vetëm kur kanë nevojë.
Ne nuk duam që ai të nderhyjë në jetën tonë.
Por Perëndia do një mardhenie të afert me ne.
Pra në vend që të qendronte lart në parajsë, Perëndia erdhi të jetë me ne.
Bibla na tregon që "Zoti është me ne".
Gjithashtu që "Zoti është në ne".
Ai na jep ne një përgjegjësi më të madhë.
Ai di gjithçka që ne bëjmë.
Gjithashtu na jep njëmundes më të madhë të jemi prane tij.
Ju nuk jeni kurrë vetëm.
Perëndia erdhi të jetojë me ne.
6 Dhjetor, 2009
KA LINDUR NJË FËMIJË
Isaia 9:6 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të
quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.
9:7 Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta
vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të
bërë zelli i Zotit të ushtrive.
700 vjet para se te lindte Jezusi, Perendia predikoi lindjen e tij.
300 profeci u permbushen kur lindi Jezusi.
Galatasve 4:4 por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
4:5 që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
Perendia planifikoi te shpetonte njerezit.
Mekati eshte nje gabim, por gjithashtu eshte nje rebelim kunder Perendise.
Romakëve 5:8 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
Gjoni 3:16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos
humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
3:17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
Ne Krishtlindje festojme kohen kur Zoti erdhi tek krijuesi i tij te behej nje shpetimtar.
Gjithcka qe duhet te bejme eshte ta pranojme .
Gjoni 1:12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
20 Nentor, 2009
Tundimi i Jezusit
Mateu 4:8 "Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,"
Dëshirat personalë
Djalli do tju tundojë ju me gjërat e botës
Bota është e tij tua japë
Mateu 4:9 dhe i tha: “Unë do të t’i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron”.
Njeriu e humbi kontrollin e botës kur u tudua nga djalli.
Romakëve 6:16-18 "A nuk e dini … jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë dëgjesës për
drejtësi? Por qoftë falenderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit ... Dhe, mbasi u liruat nga mëkati…"
Bibla na tregon se djalli zotëron botën
2 i Korintasve 4:4 ."..të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë… "
Por Jezusi është permbi djallin.
Filipianëve 2:9 "Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, "
Efesianëve 1:22 "dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës, "
“nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron."
Çfarë dëshiron djalli?
Ai dëshiron atë që i përket Perëndisë.
Origjina e djallit.
Isaia 14:12 -15"Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje
poshtë kombet? Ti thoshnje në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e
Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta
të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin". Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e
gropës."
Djalli u mundua ta bënte Jezusin ti jepej atij
Mateu 4:10 Atëherë Jezusi i tha: “Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe
shërbeji vetëm atij"”.
Jezusi nuk dëshironte të humbistë afrimitetin me Atin, për të fituar botën
Kujt do ti shërbeni Ju?
1 NËNTOR, 2009
MREKULLI NË GOJËN E PESHKUT
Mateu 17:24 Kur arritën në Kapernaum, vjelësit e të drahmeve iu afruan Pjetrit dhe thanë: “Mësuesi juaj a e paguan
taksën e tempullit?”.
17:25 Ai tha: “Po”. Kur hyri në shtëpi, Jezusi e priti përpara duke thënë: “Ç’mendon ti, Simon? Prej kujt i marrin
haraçet ose taksat mbretërit e dheut? Prej bijve të vet apo prej të huajve?”.
17:26 Pjetri i tha: “Prej të huajve”. Jezusi tha: “Bijtë, pra, përjashtohen.
17:27 Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart,
hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua”.
A me duhet të pagoj taksa?
Jezusi tha:" Jepi Cezarit, çfarë i përket Cezarit".
Marku 12:14 …A është e ligjëshme t’i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t’ia paguajmë apo jo?
12:15 … Më sillni një denar që ta shoh!”.
12:16 Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: “E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?”. Ata i thanë: “E Cezarit”.
12:17 Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e
Perëndisë”. Dhe ata u çuditën nga ai.
Paratë e taksave i përkasin qevërisë, por ju i përkisni Perëndisë.
1 i Korintasve 6:19-20 …dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! …
Prej nga do të vine paratë?
Mateu 17:27 Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë
lart, hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua”.
Perëndia ka rrugë të mrekullueshme nëpërmjet të cilave siguron të ardhura për ata që besojnë.
PRA -
Malakia 3:8 Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të
dhjetën dhe ofertat.
3:9 Mallkimi ju ka qëlluar, sepse më vidhni, po, mbarë kombi.
3:10 Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit …
… pastaj më vini në provë për këtë gjë," thotë Zoti i ushtrive
“në se unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të
mjaftueshëm ku ta shtini.”
Kur i bindemi Perëndisë shohim Bekimet e saj më të medha.
Lluka 6:38 Jepni dhe do t’ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t’ju derdhet në gji, sepse me atë
masë që do të matni, do t’ju matet edhe juve gjithashtu”.